Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Katet shtesë në qendrën kulturore “TEN” kundërshtohen nga banorët

Tetë familje në rrugën Myslym Shyri, po kundërshtojnë projektin e rindërtimit të qendrës kulturore “TEN”. Objekti i njohur si ish-kinema Dajti do të shembet për t’u rindërtuar me 3 kate shtesë.

Banorët që banojnë në dy pallatet krah godinës i thanë Citizens Channel se u vunë në dijeni me projektin vetëm kur panë tabelën e punimeve.

“Ne nuk do jemi më njerëz që kemi një shtëpi më dritë, me hapësirë nga kulla te kulla, por do të ndryshojë tërësisht se do të ndërtohet një ndërtesë pesë-katëshe, e cila futet aty midis dy kullave dhe ne na heq komplet dritën”,- shpjegon një nga banoret, Adriana Puleshi.

Puleshi arsyeton se do projekti i ri që ngrihet vetëm pak metra nga ballkonet e tyre do i bëjë të humbasin privatësinë e banesës.

“Neve kati dytë që jemi në tarracë, ne mund të na futen edhe njerëz në shtëpi, mesa kam parë nga projekti aty dalin dhe hynë njerëz në tarracë dhe ne jemi të rrezikuar edhe nga futja e njerëzve në shtëpitë tona”, – vijon Puleshi.

Banorët shprehen të shqetësuar se vlera e tyre e pronës do të bie automatikisht.

“Bashkia po shfrytëzon ç’të të them me një fjalë, po nxjerr dhjamë nga pleshti”, – tha Alma Xhixho, një tjetër banorë.

Banorët shprehen se ndjehen të keq ardhur për këtë ndërhyrje pasi godinat janë në harmoni të plotë me projektin ekzistues.

Ata kanë nisur një peticion dhe po e kundërshtojnë projektin në mënyrë ligjore. Ata i janë drejtuar me një shkresë Avokatit të Popullit dhe një letër ankese Bashkisë Tiranë, e cila nuk ka dhënë ende asnjë reagim.

Rindërtimi i qendrës “TEN” do të kushtojë 57 milionë lekë dhe do të realizohet brenda 12 muajsh. Tenderi u fitua nga kompania “Pepa Grup”, ndërsa të gjithë operatorët e tjerë u skualifikuan. Ndër arsyet e skualifikimit të 11 kompanive që konkurrojnë renditen arsye që lidhen me detaje të hollësishme të tenderit si, “pasja e vetëm një betoniereje apo një ekskavatori”, apo mungesa e lejes së qarkullimit për një nga mjetet.

Qëndrat kulturore që “stresojnë” komunitetin

“Qendra kulturore ti shtohen këtij qyteti, ku e gjen, por nga ana tjetër të mos jenë ato një gangrenë dhe një problematikë për komunitetin, se në fund të fundit, nëse janë qendra komunitare dhe krijojnë një stres për komunitetin, atëherë ku qëndron vlera e tyre ”, – u shpreh për Citizens Channel  arkitekti Kreshnik Merxhani.

Ai e sheh si detyrim njoftimin e banorëve që preken nga ky vendim, sepse duke u konsultuar mund të dal një vepër edhe më e qëndrueshme apo e pakontestueshme nga komuniteti.

“Në fund të fundit është një kontribut nga taksat dhe këta njerëz janë taksapagues dhe kontribuues për atë projekt, ndaj duhet të merren në konsideratë”,- pohon Merxhani.

Sipas tij, banesat ndikohen si nga cilësia dhe sasia e dritës, cilësia e ajrit por edhe akustika. Merxhani shpjegon se objektet kur kanë faqe kallkan duhet të marrin një miratim nga të gjithë banorët dhe kur kanë dritare duhet të respektojnë rregullin e numrit të kateve plus një metër, në varësi të kateve të të dyja objekteve.

Gjithashtu ai thekson gjetjen e një mënyrë alternative për të izoluar zhurmat sepse është e paevitueshme që banorët mos të ndikohen nga aktivitetet që do të zhvillojë kjo qendër kulturore.

“Më e rëndësishmja ndikimi në pjesën e themeleve, sepse pesha e madhe e objektit të ri do të ndikoj në uljen e terrenit në atë pjesë ku është një katëshe dhe normalisht objekti kur është ndërtuar është konceptuar si një i tillë, prandaj të gjithë banorët atje janë bashkë – pronarë në thonjëza si të thuash me të gjitha atë volumetri, prandaj duhet të konsiderohen”,- përfundon Merxhani.

Por në lidhje me këto Merxhani shton se këto çështje do të sqarohen më mirë kur projekti i plotë disponohet dhe specialistët konkretë, inxhinierët të thonë fjalën e tyre.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *